Problemi juaj ka zgjidhje.Ne jemi këtu për ju.

NUK JENI E HARRUAR.|PA SHPRESË.|VETËM.

Ne jemi këtu për ju me mbështetjen dhe informacionin e duhur.

A ju ka dalë pozitiv testi i shtatzënisë?

Ju duhet të dini gjithçka rreth shtatzënisë suaj.

Ne jemi këtu për ju me burimet dhe mbështetjen e nevojshme. Ofrojmë informacion dhe edukim mbi abortin, prindërimin dhe birësimin.

Premtimi ynë

Në qendrën tonë, do të gjeni një ekip plot dhembshuri dhe të përkushtuar për të krijuar një mjedis të sigurt dhe mbështetës. Dëshira jonë është që ta dëgjojmë historinë tuaj, t’iu përgjigjemi pyetjeve që keni dhe t’ju lidhim me ato burime për të cilat keni nevojë për marrjen e një vendimi sa më të informuar lidhur me shtatzëninë tuaj.

Pyetjet më të shpeshta

2
3

A janë me pagesë shërbimet tuaja?

Jo. Të gjitha shërbimet tona janë pa pagesë dhe konfidenciale. Ju mund të na vizitoni duke qenë e sigurt që nuk do t’ju kërkohet të paguani as edhe një qindarkë për të marrë ndihmën, burimet dhe shpresën që ju nevojitet.

2
3

A më duhet të caktoj një takim?

Jo. Takimi mund ta bëjë gjithçka më të lehtë dhe më të shpejtë, por nuk ju kërkohet që të caktoni takim përpara vizitës suaj në qendër. Mund të vini kur të dëshironi gjatë orarit të punës dhe kemi kënaqësinë t’ju shërbejmë.

2
3

Si ta di nëse jam shtatzënë?

Nëse mendoni se mund të jeni shtatzënë, është e rëndësishme që ta konfirmoni. Ne mund t’ju ndihmojmë ta zbuloni përmes një testi shtatzënie falas dhe, kur është e mundur, përmes ekografisë. Na kontaktoni për të mësuar më shumë.

2
3

Jam shtatzënë ose e dashura ime është shtatzënë. Çfarë zgjedhjesh kam?

Një shtatzëni e papritur mund t’ju frikësojë – e kuptueshme. Nëse gjendeni në këtë lloj situate, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar që të mësoni më shumë lidhur me zgjedhjet tuaja. Na kontaktoni dhe do t’ju ndihmojmë të orientoheni sa më mirë në rrugëtimin që ju pret.

Zbulo nëse je shtatzënë.

A është shtatzënë?

Mund të jetë frikësues çasti kur zbuloni se e dashura juaj është shtatzënë. Mund të jeni i pasigurt për çfarë duhet bërë më pas apo për rolin tuaj në shtatzëni. Është e rëndësishme që të qartësoheni që në fillim dhe ne i kemi burimet për t’ju ardhur në ndihmë.